Moderatori si Albin Kurti ironizon e rrahë “Rakiqin”. Ja çfarë i thonë serbët e veriut Fatmirit për këtë ngjarje

Moderator i emisionit Kojshia Show, Sadri Imeri e analisti Fatmir Sheholli, së fundmi kanë realizuar një skeç humoristik për negociatat Kosovë-Serbi, ku kanë interpretuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Në këtë skeç kanë interpretuar edhe Alea Sopjani në rolin e gruas së Albin Kurtit dhe Adile Maliqi në rolin e vajzës së Albinit.

Një skenë e improvizuar në Beograd, ngjarja zhvillohet në një qendër tregtare ku gruaja e Albinit së bashku me vajzën e saj shkojnë në shoping. Aty shfaqet edhe Rakiqi. Ky i fundit i ofron vajzës së Albinit një dhuratë, por ajo e refuzon duke i thënë se ‘ti je kriminel’. Me të marrë këtë lajm, Kurti merr masa menjeherë ndaj Rakiqit.

Skeçin e plotë e gjeni në videon më poshtë: