Kica-Xhelili ironizon me Gërvallën, poston një foto të një tigri prej letre

Deklarata e kryediplomates kosovare në Forumin e Dubrovnikut, se BE-ja është një “tigër letre” pa ShBA-në e NATO-n në aspektin e sigurisë, ka shkaktuar reagime të shumta.

Veç emisarëve të BE-së e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar, reagime erdhën edhe nga politikanë vendor.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka postuar në Facebook një tigër letra, me një tekst të shkurtër.

“Nuk e postova unë. Një fëmijë i vogël”, ka shkruar Kica-Xhelili.