Hoxhaj për fjalët e Gërvallës: Diplomaci e çajtoreve, kemi ndërruar rolet me Serbinë

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqej në konferenca ndërkombëtare si një kundërshtare e Perëndimit duek zvëndësuar Serbinnë dhe autokracië e Evropës Lindore.

Hoxhaj duke reaguar për fjalimin e Gërvallës në Dubrovnik, thotë se Kosova tashmë është kundërshtare dhe Serbia shihet si partnere.

Ish-kryediplomati kosovar thotës e kjo logjikë është e diplomacisë së çajtoreve që e sheh edhe Sekretarin Blinken naiv dhe BE-në si tigër prej letre.

“Ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombetare si kundërshtare e Perëndimit, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol! Ka ndodhur një ndërrim i roleve: Kosova tash është kundërshtare dhe Serbia shihet si partnere, sikurse ndodhi sot në Dubrovnik! Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre!”, ka shkruar Hoxhaj./Express/