Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz në Dubrovnik të Kroacisë ka kritikuar ashpër emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak për mënyrën e ndërmjtësimit të dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas shifrave që ka prezantuar Gërvalla, në dy vitet e fundit ka një rritje prej 30 % të shkallës së humbjes së besimit dhe rritjes së skepticizmit për kapacitetin e diplomacisë evropiane.
Sipas të dhënave që ka cituar Gërvalla, në vitin 2021 ishin rreth 50 % që i kanë thënë Qeverisë të mos bëjë kompromis sa i përket Asociacionit, derisa kjo përqindje në vitin 2023 është rritur në 80%.
Njëjtë ka thënë se përqindja është rritur edhe sa i përket asaj që Kosova të mos bëjë kompromise në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, shkruan Express.
“S’ka një storie të sukesist të Evropës për të parandaluar një luftë. Në dy vitet e fundit humbja e besimit dhe skepticizmi për kapacitetin e diplomacisë së BE-së ka shpërthyer me rritje prej 30 %. Derisa në vitin 2021, 50 % i thanë Qeverisë sonë që të mos bëjmë kompromis sa i përket Asociacionit. Derisa në vitin 2023 në mars ishte 80 %.Në 2021, rreth 50 % na thënë të mos bëjmë kompromis në dialogun e lehtësuar. Në mars 2023, ishte 84 %”, ka deklaruar Gërvalla.
Ajo ka thënë se një rritje e tillë e përqindjes është fakteqësi për çdo ndërmjetësim.
“Kjo është një fatkeqsi për cdo ndërmjtësim që të prodhojë një dinamik të tillë”, ka thënë Gërvalla.
Duke përmendur këto shifra dhe këto kritika ndaj BE-së, ajo ka thënë se ka alternativa, duke thënë se është e nevojshme një strategji e re dhe njerëz të rinj, shkruan express.
“Dhe sigurisht që ka alternativa. Kjo është ajo që po themi. Kemi nevojë për një strategji të re dhe njerëz të rinj që mundohen të kuptojnë një mënyrë më të mire”, ka thënë shefja e diplomacisë kosovare, raporton Express.
Tutje Gërvalla ka thënë se Kosova nuk e shfrytëzon BE-në për fondet që jep, duke thënë se Kosova është më shumë për vlerat evropiane sesa për paratë e BE-së.
“Ndryshe nga tjerët ne nuk jemi duke e shfrytëzuar BE-në për para. Jemi më shumë për vlera evropiane sesa për paratë e BE-së.
Shpresoj që BE-ja do të mbetet tek vlerat e saj. Jo vetëm ne fjalë, por me të vërtetë. Sepse kjo do të vendos fatin e konceptit evropian në garën globale”, ka thënë Gërvalla.
Lajcak ka folur pas Gërvalles dhe i ka thënë minsitres kosovare se s’ka një Bashkim Evropian tjetër në planet.