Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë ndodhet në Greqi.
Pas pushimeve në Sifnos, ylli i njohur ndërkombëtar vazhdoi me destinacionin e radhës.
Të shtunën, ajo bashkë me të dashurin e saj, Romain Gavras (i cili po e shoqëron në këtë udhëtim), vizituan kryeqytetin grek, Athinën – me gjasë për t’u larguar më pas përfundimisht nga Greqia.
Për shkak të vonesës së fluturimit, këngëtarja e hitit “No Lie” nuk e ka humbur rastin dhe ka shkuar për të parë Partenonin.
Në një sërë fotografish të ndara me 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Lipa mund të shihej Akropol, ku ka pozuar e buzëqeshur me një veshje të stilit ‘casual’ dhe syze dielli të zeza.
Dua përndryshe ka muaj që ka zyrtarizuar lidhjen e saj më të re me regjisorin e njohur francez, Romain Gavras.
Ky i fundit para dy viteve ka qenë në lidhje me këngëtaren tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Ata gjithashtu i kishin kaluar pushimet e përbashkëta në brigjet greke.