Një tragjedi ka ndodhur në provincën e Piacenzës, ku babë e bir u mbytën në lumin Trebbia.
Të dy, 60 dhe 25 vjeç, me origjinë nga Sri Lanka, po kalonin ditën e nxehtë të verës në breg, në zonën e Perinos.
Në një moment i riu u zhyt dhe nuk doli kurrë në sipërfaqe.
Babai më pas u hodh në ujë për ta kërkuar dhe të dy u mbytën.
Trupat e tyre u gjetën nga zhytësit e zjarrfikësve, të cilët ndërhynë së bashku me efektivët e 118 dhe karabinierët.