Albin Kurti është ndoshta i vetmi person që ia lë seen Edi Ramës në WhatsApp

Pas deklaratës së Edi Ramës ku tha se Albin Kurti s’para i kthen përgjigje në WhatsApp, jemi super kuriozë të dimë bisedën (ose monologun e Ramës) e tyre.

I ftuar në “Rubrikon”, Rama dha ca detaje rreth marrëdhënies së tij me kryeministrin e Kosovës dhe u shpreh se i shkruan shpesh në WhatsApp, por Albini rrallë i kthen.

“Unë s’kam ardhur të bëj debat me Albinin, se debatet i zhvilloj në WhatsApp. Debatet (domethënë) unë flas, ai dëgjon. Rrallë më kthen, por s’ka lidhje, është çështje komunikimi, ose vazhdimisht e përsërit mesazhin e tij. Është njësoj si t’i shkruash televizorit dhe televizori të kthen përgjigje”, tha Rama dhe më pas shtoi: “Është interesant”.

Por, pas kësaj fotoje besoj se e kuptoj sjelljen e Kurtit:

Albin Kurti është ndoshta i vetmi person që ia lë seen Edi

Tani, s’e di për ju, por unë e imagjinoj kështu bisedën mes tyre:

Edi Rama: “Bino si je? Ça bën? Dëgjo, ke ngrënë sot? E di që ke 200 gjëra, por mos harro të hash, aman. Të përqafoj. Edhe kujtohu ndonjëherë, se veç unë të shkruaj”.

Albin Kurti: *Seen*.

Edi Rama: “???”

Albin Kurti *heq last seen në WhatsApp*.