Korrespondentja e The New York Times, Valerie Hopkins, ka reaguar me tronditje pas lajmit se BE-ja ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës.
Gjatë ditës së djeshme u njoftua nga Gert Jan Koopman se ishin ndërmarrë një varg masash ndëshkuese ndaj Kosovës.
Këto masa ishin mjaft të rënda dhe serioze.
Për to ka reaguar edhe korrespondentja e The New York Times, znj. Valerie Hopkins, me anë të një postimi në rrjetin shoqëror Twitter.
Hopkins ka qenë mjaft kritike ndaj BE-së në fjalët e saj.
“Wow – mes gjithë dramës në Rusi, kjo ia vlen t’i kushtohet vëmendje. BE-ja sapo ka ndëshkuar Kosovën për jostabilitetin në veri të Kosovës – edhe pse trupat e NATO-s ishin lënduar gjatë trazirave në maj nga armë të prodhuara nga Serbia të cilat asnjë vend i NATO-s nuk i prodhon.” – ka thënë ajo, duke rishpërndarë postimin që tregonte për këto masa ndëshkuese nga gazetarja tjetër Franziska Tschinderle.