Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë edhe njëherë thirrje qeverisë që t’ia jep policisë shtesat e rrezikshmërisë. Tahiri përmes një reagimi në Facebook, ka komentuar edhe shpërndarjen e bakllavës pjesëtarëve të policisë së Kosovë në veri.
“Kryeminister, lëri more bakllavat e filmat por jepja shtesat e rrezikshmërisë e rritja koeficientin në pagë policëve! Bile ke pas mundësi me jau qit rrogat para Bajrami!”, është shprehur Tahiri.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, vizitoi njësitet policore në veri të Kosovës teksa ka shpërndarë edhe bakllavë.
I shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe zëvendësi i tij, Blerim Gashani, Kurti ndaloi në vendbanimin multietnik, Kroi i Vitakut, që gjendet në komunën e Mitrovicës së Veriut.