Po vazhdon ende ceremonia në manastirin e Graçanicës ku serbët janë mbledhur për të shënuar festen e tyre të njohur si Vidovdani.
Në këtë tubim janë shpalosur mbishkrime nacionaliste, kryesisht nga të rinjtë.
Në mes të turmës janë ekspozuar edhe flamuj me hartën e Kosovës e me mbishkrim “Nuk e japim”.
Deri më tani nuk është shënuar asnjë incident ndërsa aty ndodhet Policia, KFOR dhe EULEX për të ofruar siguri.