Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, sot ka qëndruar në Veri të Kosovës ku i ka takuar edhe disa policë atje, të cilëve iu ka ofruar bakllavë për Bajram. Për këtë vizitë ka reaguar Lista Serbe, subjekt politik në Kosovë që publikisht mbron qëndrimet e Beogradit.
Sipas tyre, Albin Kurti “ka hyrë në Veri si hajdut pylli”.
“Si hajdut pylli, apo hajdut kur niset për të vjedhë, i rrethuar nga dhjetëra xhepistë të armatosur deri në dhëmbë, Albin Kurti erdhi në kufirin e veriut të Kosovës, më saktë në kufirin e Mitrovicës së Kosovës, për t’i treguar në praktikë ndërmjetësit kryesor të Bashkimit Evropian, z. Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrell, si duket de-përshkallëzimi në terren”, thuhet në komunikatën ironike të Listës Serbe.
Sipas Lista Serbe de-përshkallëzimi i situatës nuk mund të ndodh në këtë mënyrë.
“Cili ishte qellimi i vizites se sotme te Albin Kurtit ne nje vendbanim te perzier ne te cilin nuk ka pasur incidente mes serbeve dhe shqiptareve per nje periudhe te gjate perveq se Kurti mendon se eshte i madh dhe i forte natyrisht kur eshte ne shoqeri me dhjetra e degjuesve te armatosur qe nuk e dine arsyen e ketij Kurti ekskursioni qe sigurisht eshte deshmi e ideologjise se okupimit te Kurtit”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Më tej, Lista Serbe e quan Qeverinë e Kosovës si “rregjim anti-serbe”, duke aluduar në “persekutim”.