Serbët sot festojnë Vidovdanin. Megjithatë, kësaj here kremta u kthye në Graçanicë, e jo Gazimestan ku ishte zakonisht.
Para serbëve të mbledhur patriarku i Kishës Ortodokse, Pofirije, tha duhet të bëhen lutje për paqen e serbëve në Kosovë.
“Për ju vëllezër dhe motra që jetoni në Kosovë, ne kemi ardhur të lutemi me ju, t’i përulemi forcës dhe vendimit tuaj për të ruajtur vendet tona të shenjta. Kjo nuk do të ishte e mundur pa besim në shpirtrat tuaj. Me lutjen tuaj dhe qëndrueshmëria dhe ne të tjerët shërohemi nga brenda, lindim përsëri”, tha ai.
Patriarku uroi edhe myslimanët për Kurban Bajram.
“Sot është një ditë e gëzuar. Ne festojmë Princin e Shenjtë Lezar dhe Dëshmorët e Shenjtë të Kosovës, dhe sot vëllezërit myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Duke e lutur Zotin për të gjithë njerëzit e botës, Zoti i dhëntë të gjithëve gëzim dhe paqe”, tha ai.
Deri më tash Vidovdani është shënuar pa ndonjë incident.