“Viva Fresh Store” ia sheh sherrin punëtorit, e dëmtoi kompaninë me rreth 21 mijë euro

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas zhvillimit të veprimeve hetimore, ka ndaluar të dyshuarin L.V., punëtor në ndërmarrjen “Viva Fresh Store”, në njësinë nr.2 në Gjilan.

Ekziston dyshimi se i njëjti, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ekonomike dhe duke keqpërdorur besimin e kompanisë, e ka dëmtuar kompaninë në vlerë financiare mbi 20,871.24 €.

Me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’, nga neni 330 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari L.V., me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.