Sveçla: Rama kontribuoi që tre policët të lirohen

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se për lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia kontribuuan të gjithë nga pak, por veçoi ashpërsinë e Ramës ndaj Serbisë.

“Ishte dhe Rama që reagoi ashpër për këtë rast. Rama kontribuoi që tre policët të lirohen”, tha Sveçla në një intervistë për Euronews Albania.

Më tej Sveçla theksoi se faktori evropian dhe rajonal nuk duhet të mjaftohen vetëm me lirimin e policëve, pasi sipas tij, presioni ndaj Serbisë duhet të shtohet.

“Të gjithë nga pak, presioni për Serbinë ishte shumë i madh. Ne bllokuam të gjitha pikat kufitare për mallrat e Serbisë. Ishin shtetet aleate që u angazhuan që lirimi i policëve të ndodh sa më shpejt. Ishte dhe Rama që reagoi ashpër për këtë rast. Rama kontribuoi që tre policët të lirohen. Unë besoj se angazhimi i faktorit, qoftë rajonal, qoftë evropian nuk duhet të mjaftohet me kaq. Do të duhet që ndaj Serbisë të shtohet presioni, pasi Serbia vazhdon të jetë faktor destabiliteti. Ne mbrëmë kishim një sulm terrorist në oborrin e komunës së Mitrovicës së Veriut, prodhim i Serbisë”, deklaroi ministri.