Humanisti i njohur kosovar, Halil Kastrati, ka njoftuar se një familje nga Prishtina do të bëhet me shtëpi të re, raporton Gazeta Online Veriu info.
Kastrati ka falënderuat bashkëatdhetarët në Vienë, që mblodhën mjetet në një arkë bamirësie të vendosur në lokalin firzer Ludi.
Postimi i plotë:
A ka me mire se me gezu nje familje sot
Emocione gezimi!
Dita e Arafatit, nate e Kurban Bajramit, familjes 5 anetareshe te Jahir Mehmeti nga Prishtina ju dha lajmi se po behen me Shtepi tere
Faleminderit Mevludin Rexhepi, pronar i lokalit Frizer Ludi ne Wien i cili e ka vendosur nje arke bamiresie te Shoqates sone ne lokalin e tij dhe nga ajo arke jane mbledhur mjetet per ndertimin e nje shtepie
Faleminderit bashkeatdhetare ne Wien, ju te cilet keni derdhur donacionet e juaja ne arken e bamiresise te Frizer Ludi
Zoti kurre mos ju humbte!