Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq iu ka drejtuar sot protestuesve në Graçanicë me një mesazh.
Jevtiq deklaroi se serbët nuk kanë probleme me popullin shqiptar por me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, përcjell Insajderi.
“Ne jemi sot këtu si në të kaluarën. Që nga ardhja e Kurtit në pushtet kemi probleme, me këtë protestë paqësore iu bëjmë thirrje ndërkombëtarëve që të na kuptojnë. Politika e Kurtit është që serbët të zhduken nga këto vise por me këtë tubim po iu dërgojmë mesazh se pavarësisht të gjitha sfidave nuk do të heqim dorë nga të jetuarit në Kosovë. Ne nuk kemi probleme me popullin shqiptar por kemi problem me Kurtin dhe qeverisjen e tij në Prishtinë”, deklaroi Jevtiq.