Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka insistuar në qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe ka mbështetur planin evropian për shtensionim, u tha pas një bisede telefonike që kryediplomati amerikan zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç tha Vuçiq përmes një postimi në Instagram, gjatë bisedës me Blinkenin, ai ka kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar në veri të Kosovës.
“I thash se Serbia po sillet me përgjegjësi dhe seriozitet, por se forcat speciale të policisë kosovare çdo ditë krejtësisht me arbitraritet arrestojnë njerëz nga populli serb; si dhe i kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar. Gjithashtu i theksova kërkesën për dorëheqjen e kryetarëve të rremë dhe tërheqjen urgjente të njësive speciale nga komunat, që janë kyçe për shtensionim”, ka shkruar Vuçiq në rrjetin e tij në Instagram.