Historikisht raporetet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurrë nuk kanë qenë në këtë nivel siç janë tash në muajt e fundit.
Shteteve të Bashkuara që janë sponsorizues i krijimit dhe themelimit të shtetit të Kosoëvs, Albin Kurti kryeministër i Kosoëvs dhe partia e tij i kanë shpeshtuar JO-të e mëdha ndaj diplomacisë dhe zyrtarëvë të lartë të vendit më të fuqishëm në botë.
Pse jemi në këtë situatë – tashmë të gjithë e dinë. Albin Kurti vazhdimisht po refuzon këshillat dhe kërkesat, që kanë SHBA dhe Bashkimi Evropian ndaj Qeverisë së Kosoëvs, për shtensionimin e situatës së sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.
Raportet mes Kosoëvs dhe Shteteve të Bashkaura të Amerikës u thyen fortë në momentin kur në katër komunat në very të vendit, kryetarët e zgjedhur shqiptar përmes një procesi ‘jolegjitim’ u dërguan me njësitet speciale në objektet e kuvendeve komunale.
Serbët në atë pjesë shpejt u mblodhën duke kundërshtuar kështu këtë veprim – ku pati dhunë e eskalimin të gjendjes së sigurisë.
Pas kësaj situatë erdhën tri kërkesa urgjente për kryeminsitrin e Kosoëvs nga SHBA dhe BE.
Deeskalim të situatës – tërheqjen e njësive speciale nga veriu, zgjedhje të reja dhe kthim urgjent në tryezën e bisedimeve Kosovë – Serbi.
Ekipi i Expose në vijim do të sqarojë pikë e presje se si erdhi që në këto tre muajt e fundit vendet aletate filluan t’ia kthejnë shpinën Kosovës.
Madje për herë të parë në histronë e marëdhenieve Kosovë – bashkësi ndërkombëtare, këto të fundit vendosen sanksione ose masa ndaj vendit siç ishte anulimi i ushtrimit më të madhe ushtarak për Frocën e Sigurisë së Kosoëvës, Defender 2023.
SHBA nuk u ndalën me kaq. USAID pezulloj çdo program me qeverinë e Kosoëvs për shkak të mosdëgjueshëmrisë së Albin Kurtit për situatën në Veri.
Gazetarë e analistë – protagonist në këtë episodë të Expose, njëzëri kanë thënë se në rast se kryeministri Kurti nuk do të lëshojë pe për tërheqjen e njësive speciale nga Veriu i vendit dhe zgjedhje të reja në atë pjesë të terrutorit, sanskionet ndaj Kosoëvs do të jetë më të rënda dhe me pasoja të mëdha.
Gazetari Vehbi Kajtazi ka një paralajmërim në rast se Qeveria nuk do t`i bindet kërkesave të SHBA dhe Bashkimti Evropian.
Kajtazi thotë se është e çuditshme se si kryeministri i Kosovës e ka sjell vendin deri në këtë pikë.
Madje ai ka hedhur dyshime të mëdha për orientimin politik të shefit të Qeverisë.
Ka përmendur këtu edhe këshilltarët e tij, që sipas Kajtazit u shërbejnë shërbimeve të huaja që janë në dëm të Kosovës.
“Plotë njerëz e interpetojnë në mënyra të ndryshme situatën, unë nuk kam lëviz prej qëndrimeve të mia se qasja e qeverisë me veriun është e gabuar, se problemi atje është politik e jo i sundimit të ligjit, se problemi i veriut zgjidhet vetëm në tavolinën e bisedimeve, se Kosova ka sovrnatitet atje vetëm aq sa dëshrion NATO-ja”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.
Ai shton se kemi mbrri në një situatë kur KFOR kthen ministra tanë për mos të shkuar në Veri.
“Rruga të cilën po e ndjek Kurti ka shumë rrezik që veriun e kthen në një kontroll të plotë ndërkombëtare dhe kjo nëse ndodh atëherë bie shtetit, nuk ka më shtet nëse KFOR nuk t`i lejon njësitet speciale të shkojnë në Veri. Atëherë ku është ky shtet dhe për çka është ky shtet. A e kontrollon gjithë territorin, a e qeverisë gjithë territorin. Ne kemi mbërri në një situatë përpalsje me shtetin që na garanton mirëqëenien tonë politike e të sigurisë, për katër kryetar, të cilët nuk ezksitojnë, nuk mundet me qenë kryetar dikush që ka marrë 2-3 përqind të votave. Refuzimi serb është politik dhe nuk mund t`i përgjigjesh një refuzimi politik i shoqëruar me sulme, me krime të ndryshem atje, dhe nuk mudn t`i përgjigjesh një situate të tillë me dhunë kur nuk e ke në kontroll nuk mundesh të qeverisës. Ne mundemi t`i çojmë atje krejt policinë e Kosoëvv, ne mund t`i çojmë atje të themi edhe ushtrinë, në një situatë tjetër, por nuk mundesh me qeverisë atë popull, nuk mund të imponosh kryetar, që tash Kurti është pajtuar t`i heq vetë. Kemi mbërri në një situate, kur nuk je në gjendje as me mbajt as mu u tërheq, nëse e mban qysh, nëse tërhiqesh, kujt po i`a dorëzon atë pjesë dhe këto janë gabime që i ka bërë Kurti, i cili në momentin që ka marrë nën kotnroll objektet e komunave, ish dashur t`ia dorëzoj KFOR amerikan deri në zgjedhjet tjera. Dhe në këtë mënyrë ishte lehtësuar puna dhe nuk kishim arrdhur deri te kjo krizë që është fut Kosova dhe po përballet edhe me sankisone”, tha ai