Zhaklin Lakatari ironizon koncertin e Elvana Gjatës: Playback në stadium, uau çfarë arti

Dy ditë më parë, mijëra fansa mbushën stadiumin për katër orë, për të ndjekur koncertin “Dekada”, të Elvana Gjatës, ku pas shumë komplimentesh e përkrahjesh nga miq e figura publike, duket se nuk kanë munguar as kritikat për koncertin.

Ka qenë Zhaklin Lekatari, e cila ka qenë e pakënaqur, pasi Elvana nuk ka performuar Live.

“Playback në stadium. Wow çfarë arti”, shkruan Zhaklina në një InstaStory pak orë pas përfundimit të koncertit, postimin për të cilin u pendua shpejt.