Një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij mbrëmë. Rasti ka ndodhur në lagjen Dardania të Prishtinës.
Viktima e ka raportuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konfIikti me të birin, 42-vjeçari e ka kërcënuar, duke i shkaktuar frikë e shqetësim.
Sinjali raporton se i dyshuari kërcënoi babain veç pse u koIIit, duke i thënë se “ta nxjerri gërkIanin e fytit”.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.