Këngëtari Luiz Ejlli është duke shijuar famën dhe sukseset pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip. Përveç koncerteve të shumta, Luizi është mjaft i kërkuar edhe nga gazetarët të cilët shfrytëzojnë mundësitë për të marrë sikur dhe vetëm një sinkron të shkurtër nga “Luani”.
Së fundmi, në një intervistë për Meriton Mjekiqin, Luizi ka rrëfyer në lidhje me historinë e dashurisë me Kiara Titon e cila lindi brenda mureve të shtëpisë së Big Brother Vip.
Ai është shprehur se ka luftuar shumë për ta fituar atë vajzë teksa ndodhej brenda shtëpisë së BBV dhe tani qëllimi i tij është të ruajë marrëdhënien që kanë ndërtuar.
“Jo nuk është se është xheloze thjesht thotë më mend në kokë. Nuk ka pas me qenë xheloze. Është mëse normale që në çift të ketë xhelozi. Unë jam vend natyrë ngacmuese. I them u lodha mbrëmë më erdhën disa balerina.
Ajo e ka njohur natyrën time dhe për këtë gjë e vlerësoj. Nuk dua që të pështyj aty ku kam lëpirë. Kam luftuar shumë për atë vajzë. Nuk janë të vështira gjëra që të fitohen aq sa janë të vështira për t’u mundur”, deklaroi ai.