Mes lotësh, xhaxhai i 5-vjeçarit tregon si ndodhi ngjarja tragjike mbrëmë në Pejë

Albert Ademaj, xhaxhai i 5-vjeçarit i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmë bashkë me nënën e tij në Pejë, ka rrëfyer se si ka ndodhur kjo ngjarje tragjike.

Ai tregoi se trupin e nipit e ka gjetur gjyshi, ndërkaq të kunatës e ka gjetur ky bashkë me disa shokë tri shtëpi më larg.

“Trupin e nipit e ka gjetur babai dhe ka qenë në pyetje 20 sekonda kur ka shpërthyer nga këtu dhe ka mbushur komplet katin me ujë dhe pastaj ka shpërthyer këtej ku i kanë gjetur trupat e pajetë. Fëmijën e kemi gjetur një shtëpi më larg, ndërkaq gruan e vëllait e kemi gjetur tri shtëpi më poshtë duke e kërkuar me shokë”, ka thënë Ademaj për Klan Kosova.