Atë qe s’ka arritë në luftë ta bëjë shteti kriminal serb; ti gjunjëzoj, si duket këtë po arrinë ta bëjnë institucionet tona me mos kujdesin e vetë.
Është fjala për veteranët e UÇK’së ku një pjesë jo e vogël prej tyre edhe pas 24 viteve nga përfundimi i luftës janë duke u përballur me vështirësi të mëdha për jetë, shkruan portali rajoni.org.
Njëri nga ta është edhe Zukë Dajaku, ish ushtar i UÇK’së i cili në këto ditë është duke u përballur më një situatë mjaftë të vështirë i shtyer edhe nga gjendje e rëndë ekonomike dhe ajo shëndetësorë .
Zuka i cili jeton i vetëm; këto ditë përmbaruesi ia ka ndalur pensionin e vetëm që e kishtë për shkak të një borxhi ndaj kompanisë “Unitetit” e cila merrët më grumbullimin e mbeturinave .
Kjo ndalesë e përmbaruesit privat për Zukën është ndalesë e ekzistencës së këtij luftëtari, pasi që të njëjtit po i shkëputet e ardhura e vetëm me çka ai ka mbetur gjallë.
Edhe njëherë, Dajaku është një person rreth të 70’tavë, siç e tham jeton i vetëm në një banesë të vogël sociale dhe në opinion e këtushëm njihet si personi më pro amerikan në Skenderaj.
Ai për shkak të veprimtarisë politike para lufte nuk kishtë qenë asnjëherë i punësuar e as pas luftës nuk arriti të punësohej sepse nuk i përkistë asnjë ngjyrimi politik ndonëse kishtë titullin Jurist i diplomuar.
E ta lësh pa bukë një luftëtarë të lirisë, të cilën sot po e gëzojmë, vërtetë është një gjynah i madh i këtyrë institucionëve dhe pushteteve pa marrë parasysh a bëhet fjalë për ato institucione qëndrore apo lokale edhe pse këta të fundit e kanë gojën plotë fjale se kinsë po punojnë për veteranet e faktet po tregojnë diçka tjetër.
Pra, festa kurban bajramit pritët ta zë Zukën pa asnjë pare në kuletë. Teksa flet për portalin rajoni.org, Zuka i trishtuar e i mërzitur thotë së shpresat e vetme i ka mbetur të ndonjë vullnet-mirë ndërsa sa i përket dërgimit të përmbarusit ai shton se të me ngarkosh me 800 euro për bërrllog dhe të më dërgosh tek përmbaruesi pa kurrëfarë kontrate, kjo vërtetë nuk do koment./Rajoni.org/