Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i është rikthyer sulmeve ndaj ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Kësaj here ai ka përdorur disa fjalë që i tha sot presidenti serb Aleksandër Vuçiq, se Kurti nuk dëshiron themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Vuçiq përsëri paska thënë që Kurti nuk dëshiron themelimin e Asociacionit duke thënë se ai duhet të formohet siç është marrë vesh me Isa Mustafën. Vërehet nostalgji e Vuçiqit për atë kohë dhe Isa Mustafën”, ka thënë Abrashi.
Kryeminsitri Kurti ka deklaruar se më 2 maj kishte nisur procesi i negociatave për Asociacionin në Bruksel. Atë ditë u prezantua një draft-status nga Ekipi Menaxhues që edhe sipas Isa Mustafës dilte përtej asaj për të cilën ishin marrë vesh më 2015.