“Afrohu bre…”, motra shkon ta përqafojë, Përparimit nuk i kthen zemra: Ik, s’të dua!

Në fund të kësaj puntate të “Shihemi në Gjyq”, përpos konflikteve dhe zënkave për pronat, Zhaneta sërish i afrohet vëllait të saj Përparimit për ta përqafuar. Por ky i fundit nuk pranoi kurrsesi!

Ai thotë se e motra duhet të ishte kujtuar më herët për t’u pajtuar.

Zhaneta: Të jemi të bashkuar, të kemi dashuri…

Përparimi: Largohu, largohu!

Ardit Gjebrea: Ajo nuk po vjen më për pronën, të lutem! Ajo po vjen për pjesën e dashurisë. Atë pjesën e dashurisë do ja japësh? Do ta përqafosh?

Përparimi: Për të mirën e dashurisë kishte ardhur prej kohësh ajo, jo sot.

Ardit Gjebrea: Po afrohet të të përqafoje, përqafoje Përparim!

Zhaneta: Afrohu bre se është turp…

Përparimi: Ik se nuk të dua!

Pas shumë tentativave që Arditi me zonjën Eni bënë që dy vëllezërit të kishin një moment pajtimi, Zhaneta arriti ta puthte të vëllain./tvklan.al