Në Istog sot disa përfaqësues të Familjeve të Dëshmorëve, kanë fshirë 10 emrat e familjarëve të tyre nga lista e emrave në pllakën e Lapidarit të përuruar Ditën e Çlirimit të Istogut.
Ata thanë se emrat i fshijnë nga aty për arsye sepse sipas tyre ka emra të personave që janë viktima civile dhe janë shtuar në listën e emrave të dëshmorëve
“Kjo është me vjedh shtetin, me shkatrru historinë. Nuk kam ardh këtu me u malltretu me humb ditën. Unë jam mbet pa gjumë që 48 orë për shkak të kësaj“, tha një qytetar.