Policët e rrëmbyer janë vizituar nga familjarët, njërit prej tyre i janë dërguar barnat e nevojshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se tre policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi, janë vizituar dje nga familjarët e tyre.
Sveçla tha se atyre tashmë u kanë shkuar edhe barnat për të cilat kanë nevojë.

“Familjarët i kanë vizituar ata. ne jemi në përkrahje të çfarëdo nevoje që këta policisë kanë dhe patjetër edhe të familjeve të tyre. Barnat tashmë është raportuar se kanë shkuar dhe ne përveç se kërkojmë presim poashtu që këta zyrtarë policor të lirohen sa më parë. Kidnapimi i tyre është edhe një dëshmi se Serbia nuk ka ndryshuar fare nga ajo e viteve të 90’ ku edhe i shkaktoi katër luftëra”, ka thënë Sveçla.

Ndërkohë që gati dy javë tre policë kufitar të Kosovës janë duke u mbajtur në paraburgim në Kralevë të Serbisë. Ata u kidnapuan brenda territorit të Kosovës.