Atletja me origjinë shqiptare Eva Buzo, e cila tentoi të kalojë Otranton me not por që nuk ia doli, tregoi arsyet se përse ndodhi kjo.
“Jam shumë e kënaqur me rezultatet që kam arritur. U mundova që të jap më të mirën, ishte e vështirë. Noti ka vështirësitë e veta.
“Në fillim e kam nisur me ngadalë ecjen me not në det dhe kur të binte mbrëmja do kisha ecjen më të shpejtë, por kjo nuk ndodhi pasi një kandil deti më goditi në krah dhe kjo ma uli ritmin e notimit.
Po ashtu dhe era apo anijet që lundronin aty ndikuan në ritmin e shpejtë të notimit.
Kur nisa që të notoj gjatë darkës ka rënë një mjegull e dendur, po ashtu ajo kishte e efektin e saj në frymëmarrje, dhe të gjitha këto bën që të kishin efektin e vete për të mos përfunduar garën”, shpjegoi ajo.
Eva Buzo është nga Australia, me rrënjë shqiptare, e cila tha se kishte pikërisht gjyshin nga Shqipëria.
Kjo, siç shpjegoi ajo, ishte dhe shtysa për një garë të tillë.