Esra Kërveshi është vajza nga Mitrovica e cila sfidën e saj fizike e ka kthyer në forcën e saj më të madhe
“Në klasën e parë kam pasë shumë frikë, por mësuesja tani më ka qetsu. E falenderoj shumë mësuesen që u kujdes shumë për mua”, tha Kërveshi.
Ajo tha se fillimet ishin të vështira por me kalimin e kohës duke u aktivizuar e angazhuar me mësuesen e miqtë, gjendja e saj u përmirësua.
Esra është e kufizuar në aftësitë e saj për shkak të një sëmundje që ajo pati kur ishte foshnje.
Pasioni të cilin ajo e ka zbuluar është puna e dorës, nëpërmjet së cilës ajo po krijon byzylyk kreativ.
“Gjatë qëndrimit tim në spital në Prizren, halla ime më solli disa rruza të cilat i shikova dhe pastaj fillova të punoja një byzylyk dhe mua më pëlqeu”, shtoi Kërveshi.