“Çmenden” çunat e Londrës, mbulojnë me paund Luizin

Luiz Ejlli edhe pas mbarimit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, vijon të jetë një personazhet më të kërkuar dhe më të pëlqyer.

Pas performancës së tij në koncertin “Dekada”, të këngëtares Elvana Gjata, mbrëmjen e djeshme fituesi i BBV2 ka qenë i ftuar në një koncert në Londër.

Ai është pritur me brohorima dhe duartrokitje nga fansat e tij, të cilët duket se janë të çmendur pas tij.

Ne rrjetet sociale, shihet se si Luizin e mbulojne me para nga fansat, i cili i hedh edhe disa qindra paund.