Avokati shqiptar reagon pas kërcënimeve ndaj Kosovës: Kurti po tallet me Ramën e Vuçiqin – shqiptarët qeshin

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela, ka reaguar sërish në lidhje me tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një postim në Facebook shkroi se Serbia më kërcënimet ndaj Kosovës, po ‘kërcënon’ Amerikën.

Ngjela kritikoi ashpër edhe Ramën për qasjen e tij ndaj shtetit serb krahas zhvillimeve në veri të vendit tonë.

Mirëpo, avokati shqiptar vlerësoi se Kurti po tallet me Vuçiqin e Ramën.

“Kurse Albin Kurti, kryeministri i Kosovës tallet me ta: edhe me Vuçiçin, edhe me Ramën.

Por, Ramën dhe ata që i venë atij pas, koha po i trajton si kotësi historike. Kurse Albin Kurti po i fyen Ramës delirin që ai ka, sepse kuptohet që Rama po e mendon veten si “udhëheqësin kryesor të Ballkanit Perëndimor”. (!)

E kuptoni tani ku jemi ne me krerët që po drejtojnë Shqipërinë”, shkroi ndër të tjera Ngjela.

Postimi i plotë

Vuçiç kërcënon Kosovën.

Në fakt ka “kërcënuar” Amerikën.

Por, a ka mundësi?

Qesharakë deri në ekstrem janë këta serbët.

I.

Në fakt, politikanët serbë ka 30 vite që janë me çoroditje mendore, sepse kanë pasur dhe kanë mendje të vogël…

E pra… a e mbani mend Enver Hoxhën që kërcënonte Amerikën?!!!

E njëjta gjë, sepse edhe Serbia sot, si primitivizmi i komunizmit ballkanik është.

A ka mundësi Serbia të kërcënojë Amerikën nëpërmjet Kosovës?!!!

Pse, nuk e di Serbia që Kosova është Amerikë?

Sigurisht që e di, por duhet të kujtohemi që Serbia dhe serbët, që në kohën e Jugosllavisë, kanë qenë shakaxhinj të përparimit.

Shumë vjet iu është dukur se po drejtonin botën.

Por pastaj i groposi kriza. Dhe mbetën copa-copa.

Ndërkohë menduan se kishin Rusinë. Por donin zhvillim dhe, pas pavarësisë së Kosovës donin para, sepse pavarësia e Kosovës i ka degdisur njëherësh në një krizë të thellë morale dhe financiare.

Dhe në këtë kohë kanë shumë frikë nga e vërteta e tyre historike. Sepse kanë mbi 100 vjet që gënjejnë popullin e tyre me një propagandë të gënjeshtërt për historinë e serbëve dhe të Serbisë në Gadishullin Ilirik.

Por, pavarësia e Kosovës, e zbuloi përpara opinionit botëror falsitetin serb për historinë e tyre të trilluar. Dhe sot, të gjithë po e pranojnë që shteti serb ka qenë dhe është një investim në falsitet historik.

Kurse shqiptarët tani qeshin me ta.

Edhe Aleksandër Vuçiç, ri e qëndron në heshtje ca kohë, e pastaj kërcënon shqiptarët. (!)

Shqiptarët qeshin.

Por, pavarësisht që nuk qesh e tallet me këta serbë qesharakë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kjo nuk i ul shqiptarët në krenari e në intelekt…

Sepse, siç duket, Rama e ka menduar vërtet që serbët kanë qenë qëndër e madhe e zhvillimit botëror. Dhe tani po flet përçart.

Ai po kuptohet se mendon t’i instruktojë serbët në politikë kundër Kosovës. Por, Rama thotë nonsense, me të cilat qesh e gjithë Kosova. Por ai vazhdon në marrëzinë e tij të interpretimit historik.

II.

Kurse Albin Kurti, kryeministri i Kosovës tallet me ta: edhe me Vuçiçin, edhe me Ramën.

Por, Ramën dhe ata që i venë atij pas, koha po i trajton si kotësi historike. Kurse Albin Kurti po i fyen Ramës delirin që ai ka, sepse kuptohet që Rama po e mendon veten si “udhëheqësin kryesor të Ballkanit Perëndimor”. (!)

E kuptoni tani ku jemi ne me krerët që po drejtojnë Shqipërinë?

Asgjë. Këta cuba pa kobure, nuk mund t’i bëjnë dot gjë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe koha ecën drejt zhvleftësimit të tyre tërësor

Prandaj…

Këta, në këtë kohë që po vjen, do ta vuajnë shumë budallallëkun e tyre – keni për ta parë – por ne nuk kemi se çfarë t’u bëjmë, veçse t’u qajmë hallin…