Avokatja shqiptare që jeton në Australi Eva Buzo është shtruar në spitalin e Vlorës për shkak të problemeve shëndetësore që e detyruan të ndërpresë sfidën e nisur prej mëngjesit të djeshëm.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ajo është vendosur në terapi intensive menjëherë, teksa sipas mjekëve ka hipotermi për shkak të qëndrimit në ujë.
Avokatja u nis mëngjesin e djeshëm nga Otranto, Itali për të mbërritur me not në Vlorë, por pas rreth 27 orësh në det u detyrua të ndërpresë sfidën 10 milje nga Karaburuni. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.