Është liruar pas 30 ditë qëndrimi në burg, Rrahim Musliu, i cili ishte arrestuar në Serbi gjatë kalimit transit nëpër Serbi duke u kthyer në Gjermani.
Ai sot ka folur për Insajderin për trajtimin në burgun e Serbisë.
Musliu ka përmendur edhe tre emra që sipas tij kanë ndihmuar në lirimin e tij Fatmir Shehollin, Fatmir Latifi dhe Tahiri.
Rrahim Musliu, shtetas i Republikës së Kosovës, ishte arrestuar në Serbi me 24 maj 2023 gjatë kalimit transit nëpër Serbi duke u kthyer në Republikën Federale të Gjermanisë, pasi e kishte pasur në pjesën e përparme të veturës së tij shqiponjën e zezë dykrenare, simbolin e flamurit kombëtar.