Ky rajon nuk është as i Albinit as i Aleksandrit, është i popujve dhe ky rajon ka vuajtur boll nga nacionalistët, nga nacional folkloristët dhe nga përplasjet dhe nga përplasjet e vazhdueshme të cilat mund edhe të kenë patur justifikimet e tyre, por s’i kanë më sot” kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat, mbajtur mesditën e kësaj të premteje.
Rama tha se nga kjo situatë, nuk përfiton Europa, por vetëm një fuqi, dhe ajo sipas kreut të qeverisë shqiptare është Rusia.
“Konfliktet ju kujtojnë të tjerëve se ky rajon është ai që mezi cdo vit po përpiqet të heqë damkën e historisë dhe që papritur rizgjohet në anën e gabuar. Është e rëndësishme ta kuptojnë të tërë, se interesi ynë kombëtar, interesi i Shqipërisë si shtet, kërcënohet nga kjo situatë, shkruan abcnews.al
Ky rajon nuk është as i Albinit as i Aleksandrit, është i popujve dhe ky rajon ka vuajtur boll nga nacionalistët, nga nacional folkloristët dhe nga përplasjet dhe nga përplasjet e vazhdueshme të cilat mund edhe të kenë patur justifikimet e tyre, por s’i kanë më sot, kur sot jemi në mes të një Europe që kërkon me cdo kusht të mbështesë paqe. Për ta thënë deri në fund kjo situatë i shkon për shtat vetëm një fuqie, që është Rusia. Nuk fiton as Europa, fiton vetëm Rusia.” u shpreh Rama.