Koncerti i parë që u zhvillua në stadiumin “Arena” nga një artiste shqiptare ishte “Dekada” nga Elvana Gjata.
Artistja performoi përpara publikut të gjithë arsenalin e hiteve të saj.
Dhe në fund të çdo eventi nuk mund të mungojnë edhe falenderimet.
Përveç atyre të publikut Elvana nuk ka harruar të përfshi këtu edhe kompozitorët e tekstshkruesit që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj artistik,e që në fakt pjesa më e madhe e hiteve të saj mban emrin Flori Mumajesi.
Kujtojmë se, Elvana dhe Flori kanë qenë në lidhje dashurie të cilës i dhanë fund për një kohë.