Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania ku komentoi zhvillimet në veri të Kosovës.
Por intervista u ndërpre në mes nga moderatorja Sidorela Gjoni për shkak të përplasjes që ajo pati me avokatin.
Pyetjet dhe ndërhyrjet që moderatorja i bëri avokatit bën që ai të acarohej dhe të kërkonte ta linte të fliste. Ndërkohë që moderatorja e ndërpreu lidhjen dhe i kërkoi të qetësohej, pasi nuk mund ta lejonte të monologonte në bisedën me të.
Avokat Ngjela: E di pse Vuçiç i ka rrëmbyer policiët e Kosovës, sepse Kurti i ka arrestuar 3 banditët më të mëdhenj anti-shqiptar që u kapën në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka kapur krekot e mëdhënj dhe këtë nuk besoj se e ka bërë e vetme pa ndihmën e amerikanëve. Vuçiç i mba peng policët që të kërkojë ndërrim.
Moderatorja Sidorela Gjoni: Ata janë kriminel nuk janë njësoj me policët!
Ngjela: Po prit një minutë tani! Dëgjoje tjetrin deri në fund! I mban peng policët që të kërkojë ndërrim. Merrni policët, lëshojini ata. Por ku lëshohen ata?!
Gjoni: E tha Kurti nuk ka Pazar.
Gjoni: Avokat mos ke nevojë të qetësohesh? Qetësohu dhe po ashtu lidhemi njëherë tjetër!
Ngjela: Pse do ta ndërpresësh moj zonjë?
Gjoni: Do të ndalemi në zhvillime të tjera deri sa të qetësohet avokati. Monolog avokati nuk do bëj, të paktën kur bisedon me mua jo.