Për arrestimin nga Policia e Kosovës të të dyshuarit serb për sulm ndaj pjestarëve të KFOR-it në veri, ka reaguar Lista Serbe e cila arrestimin e N.O, e quan të pabazë dhe arbitrar, transmeton InLajmi.
Sipas Listës Serbe, ndaj veprimeve të institucioneve të Kosovës po heshtë bashkësia ndërkombëtare.
Zyrtarët e këtij subjekti i bënë thirrje EULEX e KFOR-it që të vendosin trupat në atë pjesë dhe të garantojë paqe e siguri dhe për të parandalojnë Kurtin të shkaktojë kaos dhe duke e futur në konflikt gjithë Ballkanin.
“Lista Serbe thotë se këto arrestime arbitrare e të pabaza po përdoren si metodë e persekutimit të të gjithë serbëve nga Kosova, para syve të gjithë bashkësisë ndërkombëtare, e cila me heshtjen e saj i dha hapësirë Albin Kurtit të merret me serbët. Lista Serbe i bën thirrje EULEX-it dhe KFOR-it që të garantojnë paqen dhe sigurinë”, thuhet në reagim.
Tutje në reagimin e Listeës Serbe thuhet se “një serb tjetër i nderuar, Nenad Orloviq, është rrëmbyer sot në vendin e tij të punës në Mitrovicë nga regjimi i Kurtit, vetëm pak orë pasi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian ka folur me Kurtin në Bruksel “.
“Nenadi, i cili është familjar, baba i 4 fëmijëve, punonte me kohë të pjesshme në një lavazh për të qëndruar në vendlindjen e tij Kosovë dhe për të siguruar jetesën e fëmijëve. Arrestimi i tij vazhdon është vazhdim i planit të Kurtit, sipas të cilit gjysma serbët të dëbohen dhe gjysma të arrestohet”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Siç theksojnë përfaqësuesit e lartë të Listës Serbe, këto veprime të Prishtinës kanë për qëllim dëbimin e serbëve nga territori i Kosovës.
Ata i bënë thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që të vendosin forcat e tyre dhe të mbrojnë qytetarët pa dallim kombësie, shkruan.pink.rs.
“Duke pasur parasysh synimin për të frikësuar serbët në Kosovë, veçanërisht në veri, me arrestime të pabaza, ne kërkojmë që EULEX-i dhe KFOR-i të vendosin forcat e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të garantojnë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët dhe në këtë mënyrë të parandalojnë Kurtin të shkaktojë kaos dhe duke e futur në konflikt gjithë Ballkanin. Është detyrë dhe obligim i tyre të mbrojnë qytetarët pa dallim kombësie, sepse dhuna institucionale që ushtron Kurti është e paqëndrueshme”, thuhet nëreagimin e Listës Serbe