Gersi, kampioni i notit me sindromën Doën tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se nuk do të largohet kurrë nga Shqipëria.
Ndërsa u shpreh se fitoren ja dedikonte nënës, Gersi shtoi se sfidat e radhës do t’i ketë të gjitha për t’i sjellë medalje vendit të tij dhe nuk do të pranonte oferta nga vende të tjera për t’i përfaqësuar.
“Nëse do të ndodhi unë s’kam për t’u shkëputur kurrë nga Shqipëria sepse nga vendi im jam përmirësuar. Unë dua që Shqipërinë ta krenoj në nivele akoma më të larta,” – u shpreh Gersi.
Notari ia doli të bëjë një performancë të shkëlqyer në çerekfinale e gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike Speciale në Berlin, duke lënë ndjeshëm pas rivalët e tij, teksa edhe në finale ia doli të vendosë kohën më të mirë, duke marrë medaljen e parë të Artë për Skuadrën Speciale Shqiptare.