Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se është shumë i alarmuar me situatën në veri të Kosovës.
Pas arrestimeve të reja nga Policia e Kosovës ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe pas marshimit të rregullt Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore, Borell kritkoi Kosovën.
Pai ai Arrestimet e serbëve i ka konsideruar si arreste pa përfillje të procedurave gjyqësore.
Në fund, Borrell shkurtimisht ka kritikuar edhe Serbinë, për retorikën e saj nxitëse.
“Shumë i alarmuar për situatën në veri të Kosovës: me arrestimet jashtëgjyqësore të serbëve & dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën jugore; përcjellë nga një retorikë e ashpër nga Serbia”, ka shkruar Borrell.
Ai ka thënë se ky eskalim në rritje, nuk do të tolerohet.
“Përkundër takimit të krizës dje, eskalimi po vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar në fund ai.