Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës.
Ngjela u ndal dhe te pengmarrja e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.
Sipas tij policët janë marrë peng me urdhër të Vuçiç për shkak të aksioneve të policisë në Veri, ku janë arrestuar banditët e mëdhenj anti-shqiptarë.
Ngjela nënvizon se qëllimi i Vuçiç është lirimi i kriminelëve përmes shkëmbimit me forcat e policisë.
“E di pse Vuçiç i ka rrëmbyer policiët e Kosovës, sepse Kurti i ka arrestuar 3 banditët më të mëdhenj anti-shqiptar që u kapën në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka kapur krekot e mëdhënj dhe këtë nuk besoj se e ka bërë e vetme pa ndihmën e amerikanëve. Vuçiç i mba peng policët që të kërkojë ndërrim. I mban peng policët që të kërkojë ndërrim. Merrni policët, lëshojini ata. Por ku lëshohen ata”, tha Ngjela.