Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur pozitivisht ftesës për takim urgjent në Bruksel, të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, raporton Gazeta Sinjali.
Siç raporton mediumi serb RTS, Vuçiq ka deklaruar se do të shkojë në Bruksel, por nuk ka çfarë të diskutojë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti gjatë bisedës jep leksione për filozofinë, për Adem Demaçin dhe për Marksin.
“Biseda me të nuk ka kuptim, ai na jep leksione për filozofinë, pak për Demaçin, pak për Marksin dhe kaq. Gjithçka tjetër ka të bëjë me persekutimin e serbëve dhe ligjëratat për çështjet e brendshme politike në Serbinë qendrore“, ka thënë Vuçiq.
Ndryshe, Borrell ka theksuar nevojën urgjente për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri të Kosovës.
Kryeministri Kurti, tha mbrëmë se do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga përfaqësuesi Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.