Ekrem Hyseni është zgjedhur të mërkurën kryetar i degës së LDK-së në Podujevë, duke e mposhtur kështu deputetin Agim Veliu.
Në këtë kuvend zgjedhor, Hyseni mori 90 vota. Rrjedhimisht, tashmë Agim Veliu është shkëputur nga LDK-ja.
Gjatë këtij procesi pati edhe pakënaqësi dhe ankesa, nga tashmë ish-kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu.
Duke hedhur akuza ndaj Hysenit dhe kryesisë së LDK-së se “zgjedhjet janë kundër statutit dhe rregullave të LDK”, ai thuhet se teksa ka lëshuar mbledhjen, e ka gjuajtur me ujë Xhafer Gashin, kryetarin e Obiliqit.
Kjo pasi, Gashi ishte përzgjedhur koordinator i këtij procesi zgjedhor në Podujevë. Ai në një prononcim për TV Llapin tha se Veliu e kishte freskuar pak me ujë.