Protestuesit e kishin bllokuar dje magjistralen Prishtinë-Gjilan, duke i bllokuar edhe disa vetura që ishin duke lëvizur. Këtë e bën në shenjë kundërshtimi të arrestimit të D.M, për krime lufte.
Protestuesit e kishin bllokuar dje magjistralen Prishtinë-Gjilan, duke i bllokuar edhe disa vetura që ishin duke lëvizur.
Edhe përkundër faktit se policia iu kishte kërkuar pjesëmarrësve që ta lirojnë rrugën, disa nga ta kishin shfaqur sjellje dhe veprime agresive.
E njëri nga protestuesit ka pretenduar se është lënduar nga një veturë në lëvizje dhe i njëjti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Në reagimin e organeve të rendit thuhet se nga hetimi i deritanishëm, ndërlidhur me rrethanat e ngjarjes ka nxjerrë në pah faktin se ankuesi nuk është prekur nga vetura në lëvizje por i njëjti me veprimin e tij të dhunshëm, me qëllim për ta goditur veturën në fjalë ka vetëlënduar këmbën e tij.
Për rastin në fjalë policia ka siguruar edhe pamjet.
Kjo për të përjashtuar të gjitha informatat e rreme, në dispozicion të publikut paraqesim edhe pamjet filmike që kanë rezultuar nga trajtimi hetimor i ngjarjes.