Një nuse kishte përzgjedhur një fustan të pazakontë ta vesh në dasmën e saj.
Në fakt, ajo ishte në dijeni se bashkëshorti i saj i ardhshëm ishte fans i çmendur i Galatasarayt.
Pamjet e nuses duke hyrë në sallë e veshur me fanellën e futbollistit argjentinas të “Cim Bom Bom”, Mauro Icardi, ka bërë jehonë të madhe në Turqi.
Nusja e veshur me fanellën e Icardit zgjodhi këngën “Askim olayim” dhe u fut në sallë me shumë entuziazëm teksa kishte edhe fishekzjarrë në duar.
Ky gjest i befasoi të gjithë dasmorët e pranishëm dhe ky moment u bë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/