Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova i ka duruar mjaftë bandat që 23 vjet.Ai tha se ka pasur përpjekje që të akomodohen përmes ligjit për amnisti, por nuk ka pasur sukses.
Në Pressing të T7, ai ka thënë se këto banda rrezikojnë stilin e jetës së Kosovës.
Sipas tij, po ka tendenca të krijohet një Bosnje në Kosovë, por shtoi se interesi vital i Kosovës është që ta ruajnë Kosovën sipas kushtetutës.
Për këtë thotë se duhet të luftohet krimi i organizuar në Veri.“Interesi jonë vital është Kosova që e kemi sipas Kushtetutës. Në rast se defunksionalizohet ose iu jepet një derë krijimin e një Bosnje të re, ajo rrezikon edhe stilin tonë të jetesës”.
“Lajka ose toleranca e anormalitetit në Veri që 23 vjet nuk po shkon më. Nuk mundemi me u zhvillu si shoqëri demokratike pro-perëndimore nëse i tolerojmë bandat kriminale. Boll kemi bë tolerancë, jemi përpjekur vitin 2013 përmes ligjit për amnisti me i akomodu në sistemin tonë. Nuk pati sukses. Që 23 vjet banda, nuk mundemi”, ka thënë Muja.