Menaxhimi i Qeverisë me paranë publike ka nxitur përplasje të ashpër mes pushtetit e opozitës. Deputetët mes vete kanë nënçmuar njëri-tjetrit e madje përdorën edhe fjalë fyese, për të cilat thanë se as nuk pendohen e as nuk kërkojnë falje.
Kritikat e opozitës ndaj menaxhimit të buxhetit nga Qeveria u bënë shkak që deputetët e të dy taborëve të përplaseshin mes vete pa mikrofona.
Të shumta ishin shprehjet që deputetët ia thanë njëri-tjetrit me tendencën për nënçmim.
Kur, deputetes Valentina Bunjaku iu nënvlerësua fjalimi i saj nga deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ajo përdori shprehjen “magjup” ndaj tij.
Për këtë gjuhë nuk pati vërejtje nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, gjatë seancës.
Kuvendi nuk iu përgjigj pyetjeve të KOHËS nëse do t’i shqiptohet ndonjë vërejtje Bunjakut.
KOHA e ka pyetur edhe Bunjakun se pse ka përdorur atë lloj shprehje dhe nëse i kërkon falje Rrustemit.
Mirëpo, ajo e ka demantuar shprehjen duke u arsyetuar me një fjalë tjetër ofenduese, për të cilën nuk u deklarua fare e penduar.
“Nuk është e vërtetë, majmun. Majmun i kam thënë”, ka deklaruar ajo për KOHËN. “Absolutisht, pasha Zotin, jo me kërku falje, po veç edhe një herë le të gabon, edhe një herë më shumë ia bëj. Qekaq!” ka shtuar kur është pyetur se a i kërkon falje deputetit Rrustemi.
E deputeti Rrustemi nuk ka dashur ta komentojë për gjuhën e Bunjakut.
Në Kuvendin e Kosovës deputetët kanë përdorur disa herë gjuhë joparlamentare me ofendime e sharje ndaj njëri-tjet.