Haaland nuk e do aspak Manchester United, ia mbulon logon tifozit të vogël të “Djajve të Kuq” teksa po bënin fotografi

Të shumtë janë tifozët, kryesisht ata të rinj, që kërkojnë të pozojnë me Erling Haland, yllin e momenti që fitoi gjithçka me Manchester City këtë sezon. Lojtari norvegjez, e kaloi javën e fundit në vendlindjen e tij, dukedhënë kontributin e tij për kombëtaren e Norvegjisë në kualifikimet për Euro 2024.

Ndërkohë së fundmi një video speciale e Haland, është duke bërë xhiron e rrjetit. Një djalë me fanellën e United, iu afrua në rrugë duke i kërkuar një foto.

Norvegjezi nuk e refuzoi tifozin e ri, por, por bëri një gjest epik, duke i fshehur me dorë stemën e rivalëve të përjetshëm të Cityt. Për më tepër shikoni videon: