Gazetari serb: Kurti e Vuçiq martesën s’e kanë kuptuar, hale shkojnë me dashnore

Gazetari serb, Bransilav Kërstiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq edhe pse janë të ‘martuar’, ende shkojnë me dashnore.

Kërstiq ka thënë se ata edhe pse u martuan në Ohër, po vazhdojnë të marrin vendime të njëanshme.

E kemi pasur martesën në Ohër, për të cilat të dyjat janë dakorduar me dy po. Bile kryeministri ynë (Kurti) ka deshtë me nënshkru por ai diktatori se ka deshtë. Ata atë martesën e kanë kuptu, po hale shkojnë me dashnore, me ato vendime të njëanshme edhe Kurti edhe Vuçiqi. Sot jam tepër i kënaqur kur kthehem ata dy liderat dy jo populliste një diktator mafioz dhe një diktator ultranacionalist (Kurti), me siguri që është.’’, deklaroi ai.’’.

Ai ka shpjeguar më tutje se përse po e quan Kurtin diktator ultranacionalist, duke theksuar edhe rastin e Klan Kosovës ai ka thënë se jemi në ‘’fillim të një diktature’’.

Kërstiq, tha se edhe Kurti edhe Vuçiqi janë diktatorë. “Kurti është diktator ultranacionalistë kurse Vuçiqi diktator mafioz.

Ai tha se Kurti po dëshiron me mbyllë mediet, “nuk na ka ndihmuar neve si qytetarë serb të veriut”.

Analisti Blerim Gashi i tha gazetarit serb se nuk u bëson askush për këtë që thoni se Kurti është diktator ultranacionalist dhe kjo është një shpikje.

“Zoti Kërstiq e dinë se është bërë aq sa ka pasur mundësi me u ba”, tha Gashi. Ai tutje tha se forma me polici nuk është zgjidhja më e mirë por e duhura sepse kemi të bëjmë me bandat e Vuçiqit që edhe ju ua keni pa sherrin.

Gashi tha tutje se nuk qëndron se Kurti ka shkuar në veri me ba një veprim ultranacionalist dhe po dëshiron me tjetërsu qenien serbe në veri. “Ai ua ka hjek qafesh LLunet, ua ka mbyllë rrugët ilegale”, tha Gashi, në emisionin “Politiko”  në Kanal10.

“Të lutëm ruaje korrektësinë, jep fakte, cili veprim i qeverisë së Kosovës është akt diktatorial, a është ruajtja e policëve legal akt diktatorial ka pyetur Gashi gazetarin serb.

Kërstiq u përgjigj se i kemi mbyllë 40 zyrtarë të Njesisë Speciale në veri, një paradoks që nuk ekziston në botë.

“Lëvizjet e Prishtinës më shqetësojnë shumë, me këto lëvizje ne mund të shkojmë rrugës së Millosheviqit”, tha Kërstiq.