Buzhala: Nëse bie Klan Kosova, do të bien edhe televizionet tjera

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas vendimit të sërishëm të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës që televizionit Klan Kosova t’i pezullohet certifikata e biznesit.

Buzhala në llogarinë e tij në Facebook, u ka bërë thirrje gazetarëve që ta mbrojnë Klan Kosovën, pasi sipas tij, nëse bie Klan Kosova, do të bien edhe televizionet tjera, njofton Klan Kosova.

“Qeveria nuk po e sulmon Klan Kosovën si emër të përveçëm. Qeveria po e sulmon Klan Kosovën si media. Gazetaret nuk guxojnë me e humbë betejën e parë serioze me ketë pushtet të egër dhe të rrezikshëm. Nëse bien Klan Kosova, kane me ra edhe televizionet tjera”, ka shkruar ai.

“Unë kisha me qenë i pari që kisha me u bashku në një grevë të përbashkët në Klan Kosova. Le ta merr vesh krejt bota se çka po bohet. Më mirë është të na mbyllin të tërëve, e mandej le të dalë fytyra e vërtete e pushtetit, se ta mbyllësh një, e t’i frikosh të tjerët”, thotë ai tutje.