Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje përmes të cilave përshkruhet se si ka ndodhur rrëmbimi i tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Sveçla tha se rrëmbimi ka qenë i planifikuar dhe se një gjë e tillë është vepër kriminale.
Përmes këtyre pamjeve, ministri thotë se tregohet se si forcat serbe me urdhër të presidentit serb Vuçiq kanë rrëmbyer tre policët e Kosovës thellë brenda territorit të Kosovës, 1 kilometër brenda.
“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Republikës së Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Sveçla.
Shiko videon KETU